Lidhje

Protesta në Filadelfian perëndimore


Police vehicle burns during protests after police shooting death of Wallace Jr. in Philadelphia, Pennsylvania

Në pjesën perëndimore të qytetit të Filadelfias pati mbrëmë protesta gjatë të cilave u plagosën katër policë. Protestat nisën pas vrasjes nga policia të një afrikano-amerikani që ajo tha se ishte i armatosur me thikë.

Demonstrimet e djeshme i shtohen valës së protestave kundër racizmit që përfshinë Shtetet e Bashkuara pas vdekjes në muajin maj të afrikano-amerikanit 46-vjeçar George Floyd ndërsa mbahej nga policia.

Gjatë protestës së mbrëmshme pranë një stacioni policie në Filadelfia katër policë u goditën me tulla dhe u desh të dërgoheshin në spital, tha televizioni NBC.

Para kësaj, një person i identifikuar nga zyrtarët si Walter Wallace, 27 vjeç, u ishte afruar dy policëve të cilët i drejtuan armët pasi e paralajmëruan atë të hidhte nga dora thikën, siç duket në një video të postuar në mediat sociale.

Më pas, dy policët shtinë disa herë dhe personi në video duket të rrëzohet në tokë.

Incidenti është duke u hetuar, thanë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG