Lidhje

Protestë në Tiranë në mbrojtje të lumit Valbona


Në Tiranë u zhvillua sot një tjetër protestë në mbrojtje të parkut kombëtar Valbona. Protestuesit vazhduan serinë e tubimeve kundër hidrocentraleve, që po ndërtohen mbi lumin Valbona.

Ata njoftuan se protesta të tjera do të zhvillojnë para parlamentit dhe institucioneve, që dhanë ato leje ndërtimore në dëm të parkut kombëtar.

Protestë në Tiranë në mbrojtje të lumit Valbona
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:16 0:00

Disa dhjetëra veprimtarë të mjedisit protestuan sot para monumentit të pavarësisë në kryeqytet dhe para monumetit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeut në mbrojtje të lumit Valbona, ku po ndërtohen hidrocentrale.

Grupimi Miqtë e Valbonës organizoi këtë tubim proteste, megjithëse gjykata administrative u dha të drejtë ndërtuesve. Ata theksuan se ndërtimet, tunele, rrugë dhe betonime po bëhen në një park kombëtar të mbrojtur me ligj dhe lejet e dhëna përbëjnë shkelje flagrante të disa ligjeve ndërtimore e mjedisore.

Përfaqësuesit e frmave ndërtuese mbrojtën në gjykatën administrative investimet e tyre, duke thënë se zotërojnë cdo leje dhe vendim zyrtar, që u hap atyre rrugën për këto punime. Dokumentat e tyre kanë një histori dhjetëvjecare dhe përmbajnë vendime dhe urdhra të disa qeverive e ministrive, agjencive dhe drejtorive.

Por banorët këmbëngulin se ndërtimet në parkun kombëtar po shkatërrojnë shumë vlera natyrore e turistike.

Punimet në kantieret e hidrocentraleve në luginën e Valbonës janë shtuar kohët e fundit dhe banorët dëshmojnë për seri shpërthimesh me lëndë plasëse, për të hapur tunelet, ku do të futet lumi dhe gërmime në strukturat shkëmbore, të cilat ia kanë prishur parkut kombëtar qetësinë dhe paqen shumëshekullore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG