Lidhje

Tiranë: Protestë e homoseksualëve


Protestë e homoseksualëve në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:04 0:00

Në Tiranë, veprimtarë të bashkësisë gay dhe lesbian protestuan sot para selisë së qeverisë, duke kërkuar ligje dhe masa shtesë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre njerëzore. Ata kanë krijuar disa organizata, për t'u mbrojtur nga diskriminimi i shoqërisë shqiptare.

Protestë e homoseksualëve në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:04 0:00

Veprimtarë të shoqërisë civile nga organizatat në mbrojtje të të drejtave njerëzore zhvilluan sot një tubim proteste në sheshin para kryeministrisë për të përkrahur të drejtat e komunitetit lesbian dhe gay të Shqipërisë.

Organizatat LGBT I kërkuan qeverisë që të përmirësojë Kodin e Punës dhe ligje të tjera për t'i mbrojtur ata nga diskriminimi dhe përjashtimi social. Protestuesit deklaruan se të rinjtë shqiptarë gay dhe lesbian I diskriminojnë në shkolla, i dëbojnë nga shtëpia dhe dhunohen nga familjarët dhe të afërmit e tyre.

Në jo pak raste këta të rinj bien pre e dhunës, abuzimit dhe nuk u jepet mundësia për të jetuar të lirë dhe me dinjitet.

Protestuesit kërkuan ndihmën e qeverisë për të krijuar kushtet ligjore në dobi të tyre dhe të ndryshojë mendësinë, sipas të cilës shoqëria shqiptare nuk është gati të pranojë dhe të mbrojë të rinjtë gay dhe lesbian.

Ata kujtuan se shoqëria shqiptare është shumë e vonuar në masat që duhet të garantojnë barazi të plotë për personat LGBT. Gjatë dekadave të tranzicionit komuniteti gay dhe lesbian është një nga më shumë të diskriminuarit.

Numri i tyre është i konsiderueshëm, ndonëse për shkak të frikës dhe pasigurisë, ata nuk deklarojnë në anketa statistikore përkatësinë e tyre gjinore e seksuale.

XS
SM
MD
LG