Lidhje

SHBA, dorëhiqet Pruitt, kreu i Agjencisë së Mjedisit


Në SHBA, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Scott Pruitt, dha dorëheqjen.

Presidenti Donald Trump komentoi të enjten se ai pranonte dorëheqjen e zotit Pruitt, por nuk përmendi skandalet e shumta dhe shkeljet e dyshuara të etikës në të cilat ka qenë i përfshirë kreu i agjencisë.

Arsyeja e saktë e dorëheqjes së zotit Pruitt nuk u njoftua.

Zëvendësi i tij, Andrew Wheeler, do të drejtojë tani agjencinë si shef në detyrë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG