Lidhje

Publikohet lista e të ftuarve në dasmën mbretërore


Publikohet lista e të ftuarve në dasmën mbretërore
Publikohet lista e të ftuarve në dasmën mbretërore

Monarkia britanike publikoi listën me të ftuarit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në dasmën e Princit William me Kate Middleton të premten e ardhshme, me këngëtarin Elton John dhe yllin e futbollit David Beckham mes pjesëmarrësve.

Monarkia publikoi sot vetëm një pjesë të emrave të 1 mijë e 900 të ftuarve në dasëm. Një numër zyrtarësh të huaj dhe më shumë se 40 anëtarë të familjeve të tjera mbretërore janë në listë përfshi Princin e Bahreinit Salman bin Hamad al-Khalifa dhe Princin Mohammed bin Nawaf bi Abdulaziz të Arabisë Saudite.

Anëtarë të mbretërive nga vende si Danimarka, Norvegjia, Spanja, Tajlanda dhe Marroku do të marrin pjesë gjithashtu në dasëm.

Personalitete të tjera në dasmën më 29 prill përfshijnë notarin olimpik të Australisë Ian Thorpe, regjisorin britanik Guy Ritchie dhe aktorin Rowan Atkinson i njohur me personazhin e Mr.Bean.

XS
SM
MD
LG