Lidhje

Prokurorët belgë kërkojnë ekstradimin e ish-udhëheqësit të Katalonjës


Seanca dëgjimore në një gjykatë belge, ndaj ish kreun separatist katalanas Carles Puigdemont dhe 4 ish zyrtarëve të qeverisë së tij, do të vazhdojë në 4 dhjetor.

Në seancës e sotme prokurorët belg i kërkuan gjykatës të ekstradojë kreun separatist në Spanjë, për t'u përballur me akuzat për kryengritje lidhur me pavarësinë e rajonit.

Madridi lëshoi një urdhër arresti evropian për zotin Puigdemont dhe katër ish ministrat e tij ndërsa ndodheshin në Bruksel. Ata i injoruan thirrjet e autoriteteve në Spanjë për t'u paraqitur përpara një gjykate spanjolle, me pretendimin se ndaj tyre nuk do të zhvillohej një gjykim i drejtë.

Seanca e sotme dëgjimore në Bruksel u zhvillua me dyer të mbyllura.

Pritet që të dyja palët të apelojnë vendimin e gjykatës nëse ai bie në kundështim me interesat e tyre. Sipas ministrit të Drejtësisë belge çështja mund të zvarritet deri në tre muaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG