Lidhje

Putin do të shkojë në Paris


Presidenti rus Vladimir Putin shkon në Paris javën e ardhshme për të diskutuar për situatën në Ukrainë me Presidentin francez Francois Hollande, me sa dihet takimi i parë i tij me një udhëheqës perëndimor që nga fillimi i krizës ukrainase.

Një këshilltar i zotit Putin tha sot se nuk kishte ende plane zyrtare për një takim të udhëheqësit rus me presidentin Barack Obama, kryeministrin britanik David Cameron ose kancelaren gjermane Angela Merkes, që do të jenë në Francë, por se mund të mbahen takime informale.

Rusia bëri gjithashtu thirrje për ndaljen e menjëherëshme të operacioneve të ushtrisë ukrainase në Lindje të vendit dhe për “një dialog paqësor”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha dje se është i alarmuar nga dhuna e vazhdueshme në Ukrainë, dhe po i bën thirrje qeverisë së Kievit që të përdorë "mjete ekskluzivisht paqësore" për të rimarrë kontrollin e pjesës lindore të vendit.
XS
SM
MD
LG