Lidhje

Putin: Jo synime ankeksimi për Ukrainën


Presidenti i Rusisë mohon të ketë ndonjë plan për të “aneksuar apo destabilizuar” Ukrainën juglindore, ndërsa udhëheqësit evropianë i bënë thirrje të përdorë influencën e tij me separatistët pro-rusë, për t’i dhënë fund rebelimit të tyre kundër qeverisë së Kievit.

Në një intervistë sot me kanalin televiziv francez TF1 dhe stacionin Europe 1 të radios, presidenti Vladimir Putin tha se nuk ka patur asnjëherë dhe nuk do të ketë “njësi ushtarake ruse apo instruktorë ushtarak” në juglindje të Ukrainës.

Ai tha gjithashtu se qeveria e Ukrainës duhet të “krijojë një dialog me popullin e saj dhe jo me armët, tanket dhe avionët por me ndihmën e procesit të negociatave.."

Po sot, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se rusia mund të përballet me sanksione të mëtejshme në se nuk pranon të bashkëpunojë për të ndihmuar në lehtësimin e dhunës në lindje të Ukrainës.

Ajo u tha ligjvënësve gjermanë se Eusia po dështon të ndalë armët dhe luftëtarët që kalojnë kufirin për në Ukrainën lindore dhe se Gjermania nuk do të qëndrojë pa vepruar por do të vendosë sanksione shtesë mbi Rusinë në se kjo vazhdon.
XS
SM
MD
LG