Lidhje

Putin, kërkesë ligjvënësve


Presidenti Vladimir Putin u ka kërkuar ligjvënësve rusë të tërheqin të drejtën që ata u kanë dhënë forcave ruse për të ndërhyrë në Ukrainë.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, presidenti Putin e bëri kërkesën për dhomën e lartë të parlamentit sot.

Mbrëmë vonë, Presidenti amerikan Barak Obama i bëri thirrje zotit Putin me telefon për të ndihmuar në zbatimin e planit të udhëheqësit të Ukrainës Petro Poroshenko për uljen e tensioneve politike, duke filluar me një armëpushim të shpallur të premten.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama i kërkoi zotit Putin t'u bëjë trysni separatistëve pro-rusë të Ukrainës për të respektuar armëpushimin njëjavor dhe për të ndalur hyrjen e armëve nga Rusia në Ukrainë.

Po dje, një udhëheqës i separatistëve pro-rusë që luftojnë me trupat ukrainase në Ukrainën lindore tha se rebelët do të bëjnë armëpushim deri më 27 gusht, që do të vihet në jetë paralelisht me armëpushim e zotit Poroshenko.

XS
SM
MD
LG