Lidhje

Putin pro ndryshimit të sistemit politik rus


Putin pro ndryshimit të sistemit politik rus
Putin pro ndryshimit të sistemit politik rus

Kryeministri rus Vladimir Putin, i cili ka shumë mundësi t’i fitojë zgjedhjet presidenciale të marsit, thotë se rusët e thjeshtë duan t’i dëgjohet më tepër zëri në qeveri dhe ai pranon se është e nevojshme të bëhen ndryshime në sistemin politik të vendit.

Në se zgjidhet president, kjo do të ishte një fitore historikke, ngaqë ky do të ishte mandati i tretë për zotin Putin. Në një artikull të publikuar sot në të përditshmen Kommersant, kryeministri Putin pranon se qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e popullit rus që kërkon t’i dëgjohet më tepër zëri.

Zoti Putin shkruan se “Shoqëria civile në Rusi është bërë më e pjekur se kurrë , ajo është aktive dhe e përgjegjshme. Prandaj, thotë ai, qeveria duhet t’i përgjigjet zhvillimit të saj”. Megjithatë, kryeministri rus paralajmëron se Rusia nuk duhet marrë ndonjë model të jashtëm për të kryer ndryshime qeveritare. Udhëheqësi i Kremlinit thotë se vendi ka nevojë për një qendër federale të fortë.

XS
SM
MD
LG