Lidhje

Putin kundër dënimit për këngëtaret e muzikës rok


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ai nuk mbështet një dënim të rëndë për pjestarët e një grupi rroku të cilat akuzohen për huliganizëm në Moskë.

Komentet e zotit Putin të bëra dje para gazetarëve rusë, janë të parat në lidhje me arrestimet e kryera në muajin shkurt dhe ndjekjen penale të tre pjestareve të një grupi vajzash të muzikës rrok.

Të pandehurat, që kanë kaluar pesë muaj në burg, u arrestuan pasi interpretuan një “lutje proteste” politike në katedralen kryesore të Moskës, vetëm pak javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve që rikthyen zotin Putin në postin e presidentit të vendit. Nëse shpallen fajtore, vajzat mund të përballen me një dënim deri në 7 vite burg.
XS
SM
MD
LG