Lidhje

Qendrimi ndaj diagnostikimit me kancer


Ashtu si stresi dhe ankthi kanë pasoja negative për shëndetin, një qendrim optimist mund t’i shërbejë shërimit. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, bisedoi me një psikologe që punon me pacientët e diagnostikuar me kancer dhe me një paciente që përpiqet të jetë optimiste.
Kur Zuli Palacio mësoi se kishte kancer në gji, ajo filloi të qante.

"Vetëm lajmi se ke kancer gjiri është një ndjenjë shumë depresive”.

Palacio e lufton depresionin duke bërë gjëra që i pëlqejnë, si puna në kopësht. Ajo gjithashtu shëtit përgjatë lumit me të shoqin ose me miqtë.

"Unë eci në natyrë kurdo që kam mundësi. Kur ke fatin të kesh një park, lumë ose çfarëdo vendi tjetër dhe nëqoftë se je i vëmendshëm shkon shumë gjëra”.

Në shtëpi Palacio praktikon meditimin dhe teknikat e relaksimit.

"Mund të largosh mendjen nga mendime të frikëshme dhe të errëta. Kur përfundon meditimin dhe relaksimin ndjehesh përgjithësisht shumë mirë”.

Të qeshurit të ndihmon shumë. Palacio ka një koleksion puntatash të komedisë televizive të viteve 59-të, I Love Lucy.

"Nuk do ta besonit se sa qesh me I Love Lucy. Nuk mendoj se sa tragjike është gjendja ime, se do të vdes, se do të bëj kimoterapi. Kjo shoqërohet me dhimbje, por e haroj atë. Muskujt më dhembim, po e harroj dhimbjen. Unë qesh”.

Duke patur një vizion të fortë për jetën, ndërkohë që kalon emocione të dhimbshme, ndihmon në procesin e shërimit, thotë psikologia Suzanne Lechner ((LESH-ner)).

"Njerëzit shërohen më shpejt kur janë optimistë për jetën gjatë procesit, kur janë në gjendje të menaxhojnë stresin, kur janë të angazhuar në gjithë procesin”.

Lechner thotë se shumë studime vënë në dukje efektet e dëmshme të stresit në trupin e njeriut. Studime të tjera tregojmë se mbështetja e bashkëshortit, miqve dhe familjes kanë ndikim pozitiv për shëndetin dhe shërimin. Nuk ka prova direkte që tregojnë se optimizmi për jetën e mund kancerin, por Lechner nuk e përjashton atë.

Palacio u përmirësua shpejt pas çdo seance kimoterapie dhe tumori i saj në gji është zvogëluar pëgjysmë që nga fillimi i procesit. Mjekët i thonë se ajo duhet të vazhdojë me rutinën që ka vendosur, e cila po jep rezultat.
XS
SM
MD
LG