Lidhje

Qeveria hungareze mbron ligjin e debatueshëm të medias


Qeveria hungareze mbron ligjin e debatueshëm të medias
Qeveria hungareze mbron ligjin e debatueshëm të medias

Qeveria hungareze po mbron ligjin e saj të debatueshëm të medias mes kritikave të shumta nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Ministria hugareze e Drejtësisë publikoi sot një deklaratë në gjuhën angleze ku e mbronte legjislacionin përballë disa kritikave.

Qeveria paralajmëroi partnerët e saj të BE-së të mos shpreheshin se ligji i medias përbën rrezik të drejtpërdrejtë për demokracinë. Ajo tha se kufizime të tilla ishin të zakonshme edhe në vende të tjera evropiane dhe se do të zbatoheshin për median hungareze vetëm në disa raste, si për shembull në ndalimin e gjuhës së urrejtjes.

Aty thuhej se gazetarët kanë të drejtën të ruajnë sekretin e burimeve të tyre, përveç se në rastet kur ata e marrin informacionin në mënyrë të paligjshme apo kur zbulimi i burimeve është i nevojshëm për garantimin e sigurisë kombëtare, rendit publik ose për të zbuluar apo parandaluar vepra penale.

Ligji i ri i medias hyri në fuqi me 1 janar, në të njëjtën ditë që Hungaria mori edhe presidencën e radhës në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG