Lidhje

Qeveria tajlandeze, mijëra trupa në Bangok


Qeveria ushtarake e Tajlandës ka vendosur mijëra trupa ushtarake dhe policore në mbarë Bangokun, për t’i kundërvënë protestuesve, që kanë kërcënuar për vazhdimin e protestave kundër grushtit të shtetit nga ushtria muajin e kaluar.

Sot në kryeqytetin tajlandez pati përsëri protesta të vogla, por intensive, të cilat kanë qenë të përditshme që nga 22 maji, kur ushtria rrëzoi me një grusht shteti të përgjakshëm qeverinë civile të vendit.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Bangkok, njoftoi se protestuesit përdorën mediat sociale për t’u gumbulluar larg vendit ku ndodhen forcat e sigurisë.

Udhëheqësi i grushtit të shtetit, gjenerali Prayuth Chan-ocha tha se procesi i pajtimit dhe i reformave politike duhet të realizohet para zgjedhjeve.

Sekretari amerian i Mbrojtjes Chuck Hagel kërkoi dje që udhëheqësit e grushtit të shtetit t’i lirojnë personat e ndaluar pas grushtit të shtetit dhe të mbajnë menjëherë zgjedhjet e përgjithshme.
XS
SM
MD
LG