Lidhje

Qindra gazetarë grekë organizuan një protestë 24-orëshe


Qindra gazetarë grekë organizuan një protestë 24-orëshe
Qindra gazetarë grekë organizuan një protestë 24-orëshe

Qindra gazetarë grekë, shumë prej të cilëve kanë njoftuar rreth grevave të punëtorëve gjatë muajve të fundit, kanë organizuar një protestë 24-orëshe ndaj shkurtimeve të kostos në sektorit privat që mund të prekin vendet e tyre të punës.

Transmetimet televizive, lajmet e radios dhe mediat e tjera u anuluan si pjesë e protestës, e cila u organizua nga një sindikatë e medias në Athinë. Edhe gazetat nuk do të publikohen nesër për shkak të protestës.

Gazetarët kërkojnë kushte më të mira pune dhe po protestojnë edhe kundër mbylljes javën e kaluar të edicionit të shtypur të gazetës To Vima.

Operacionet mediatike greke janë goditur rëndë gjatë vitit të fundit nga kriza financiare e vendit, e cila ka sjellë pakësimin e të ardhurave në të gjithë sektorin e medias.

XS
SM
MD
LG