Lidhje

Kisha përpiqet të nxjerrë Qipron nga kriza


Udhëheqësit qipriotë zhvilluan bisedime dje, ndërsa udhëheqësit e Kishës Ortodokëse të Qipros kanë ofruar pasuri të kishës për të ndihmuar pasi parlamenti i vendit hodhi poshtë me shumicë votash planin e shpëtimit të martën.

Pas takimit me Presidentin e Qipros, Nikos Anastasiades dje, arkipeshkvi Krisostomos tha se Kisha është e gatëshme të financojë pasuritë e saj për të investuar në bonot e thesarit të qeverisë. Ai u tha gazetarëve se presidenti po i shqyrton të gjitha opcionet e tij .

Siç tha arkipeshkvi, një delegacion nga Qiproja është në Moskë për të diskutuar opcionet me zyrtarët rusë të financave.

Ndërkaq, Presidenti Anastasiades u takua gjithashtu dje me udhëheqës të tjerë partish dhe me guvernatorin e bankës qendrore për të shqyrtuar hapat e tjera që mund të ndërmerren.
XS
SM
MD
LG