Lidhje

Qiproja, masa në përgjigje të fondit të shpëtimit


Qiproja ka arritur një marrëveshje përfundimtare me huadhënësit ndërkombëtarë për të konfiskuar 47,5 për qind të llogarive bankare të depozituesve më të mëdhenj të vendit, për të ndihmuar në financimin e fondit të shpëtimit prej 13 miliardë dollarësh.

Vendi mesdhetar tha sot se masa e konfiskimit të pasurisë do të vlerësohet për t’u marrë ndaj llogarive në Bankën e Qipros me 133 mijë dollarë ose më tepër, shumë prej të cilave janë depozita të investitorëve të huaj, duke përfshirë edhe ato të shtetasve të pasur rusë.

Megjithatë, vlera përfundimtare e vendosur për taksën, është më pak se 60 për qind e shifrës që disa ekspertë financiarë kishin parashikuar disa muaj më parë se do të ishte e nevojshme për të financuar fondin e shpëtimit. Kjo është hera e parë që blloku i eurozonës ka imponuar një taksë mbi depozituesit, për dhënien e ndihmës ndaj një prej 17 vendeve anëtare.

Në rastet e Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, masat e kërkuara nga Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vendet e tjera evropiane prekën vetëm taksapaguesit për fondet e nevojshme.
XS
SM
MD
LG