Lidhje

Rënie inflacioni në Eurozonë


Rënie inflacioni në Eurozonë
Rënie inflacioni në Eurozonë

Vendet e Eurozonës kanë përjetuar një rënie të lehtë të inflacionit në muajin dhjetor. Inflacioni në këtë muaj arriti në 2,7%.

Zyra evropiane e statistikave Eurostat, parashikoi se inflacioni do të binte deri në 2.8% në dhjetor, nga muaji nëntor ku ishte në shifrën 3% për të 17 vendet anëtare të Eurozonës.

Banka Qendrore e Eurozonës ka si piksynim të ketë inflacionin më të ulët se 2%.

Ndërkaq, optimizimi i investitorëve gjermanë u rrit në janar, duke dhënë sinjalet se ekonomia gjermane do të mbetet e fortë dhe se aktiviteti i saj do të stabilizohet në gjysmën e parë të këtij viti.

Britania – e cila nuk është pjesë e Eurozonës-, pati gjithashtu ulje të inflacionit në muajin dhjetor. Të dhënat ekonomike të publikuara sot tregojnë se inflacioni në Britani ra në 4,2 % në dhjetor në dallim nga nëntori ku inflacion ishte në shifrat 4.8%.

XS
SM
MD
LG