Lidhje

Radio Liria do t'u japë fund transmetimeve në radio


Radioja, e financuar nga qeveria amerikane, do të përdorë vetëm platformat dixhitale, në përputhje me një ligj të ri të Rusisë që ndalon kontrollet e huaja të liçensave të transmetimeve

Radio Liria, e financuar nga qeveria amerikane, thotë se do të përfundojë transmetimet e saj në radio dhe do të përdorë vetëm platformat dixhitale, në përputhje me një ligj të ri të Rusisë që ndalon kontrollet e huaja të liçensave të transmetimeve.

Në një artikull në gazetën Moscow Times, Steve Korn, presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Transmetimeve të SHBA-së – nën të cilin vepron Radio Liria si dhe Zëri i Amerikës – thotë se stacioni është duke u përshtatur me realitetet e reja ligjore, me ndryshimin e teknologjisë dhe sistemet e shpërndarjes.

Zoti Korn tha se e ardhmja e Radio Lirisë është tek mjetet dixhitale, interneti dhe mediat sociale, ku ai shpreson të komunikojë me "të rinjtë rusë, në qytete dhe fshatra" të cilët "janë në ballë të ndryshimeve dhe që do ta çojnë Rusinë drejt së ardhmes." Ai thotë se nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveç përshtatjes me ligjin rus.
XS
SM
MD
LG