Lidhje

Rahm Emmanuel fiton garën për kryetar bashkie të Çikagos


Mayor-elect Emanuel gestures after speaking to supporters during an election night party in Chicago, February 22, 2011
Mayor-elect Emanuel gestures after speaking to supporters during an election night party in Chicago, February 22, 2011

Ish shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emmanuel fitoi garën për kryetar bashkie të Çikagos, qyteti i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Emmanuel do të fillojë nga detyra në muajin maj pasi fitoi dje 55 për qind të votave, më shumë se dyfishi i votave të fituara nga rivali i tij më i fortë dhe me siguri mbi 50 për qind të votave për të shmangur balotazhin.

Presidenti Obama bëri një deklaratë, në të cilën uronte zotin Emanuel për një "fitore më se të merituar". Presidenti tha se ishte shumë krenar për ish këshilltarin e tij dhe se Emanuel "do të jetë një bashkiak i mrekullueshëm për popullin e Çikagos".

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e ulët se sa pritej. Këto ishin zgjedhjet e para në më shumë se 20 vjet në të cilat nuk mori pjesë kryetari i bashkisë, Richard Daley.

51 vjeçari Emanuel i njohur me nofkën “Rahmbo” për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh të zjarrtë, mori mbështetjen e presidentit Obama si dhe të ish presidentit Klinton për të cilin Emanuel sherbeu si këshilltar në vitet 90-të.

XS
SM
MD
LG