Në Shqipëri një takim i pritshëm mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama ka shkuar drejt dështimit. Sërish pengesë është bërë cështja e Fierit. Ndërsa kryetarët e dy grupeve parlamentare kanë biseduar për të përcaktuar detajet e takimit, është rishfaqur problemi i qarkut të Fierit i cili sipas socialistëve nuk mund të anashkalohej ndërsa sipas demokratëve nuk mund të ishte pjesë e tryezës mes palëve. Kryeministri Berisha deklaroi në mbrëmje se ligjet e kërkuara nga Brukseli nuk kanë asnjë lidhje me një cështje lokale e cila po përdoret si pretekst, sipas tij. Por zoti Rama akuzoi kryeministrin se refuzon dialogun me opozitën sepse i nevojitet një justifikim për mosmarrjen e statusit, tha ai.
Duket se është shuar si një flakë kashte shpresa për një takim të mundshëm mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të partisë socialiste Edi Rama për t’i hapur rrugë tejkalimit të ngërcit që po mban të bllokuar miratimin e tre reformave të kërkuara nga Brukseli, si kusht për t’I propozuar vendeve anëtare dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Ndërsa dukej se shkëmbimi I ftesave gjatë paradites po e bënte të afërt mundësinë e bisedimeve, në mbrëmje gjithshka është kthyer po në pikën e nisjes dhe që të dyja palët i janë rithyer të njejtit fjalor akuzash ndaj njëri tjetrit.
Në të vërtetë takimi u duk su u vu në pikëpyetje që kur kryeministri Sali Berisha nuk u mjaftua me faktin se kryetari socialist nuk e përmendte cështjen e Fierit ndërsa i përgjigjej pozitivisht ftesës për takim. Në mbledhjen e grupit parlamentar ai përsëriti dhe një herë se problemi i Fierit nuk mund të ishte pjesë e bisedimeve të cilat do të duhet të përqëndroheshin sipas tijv etëm në tre ligjet e kërkuara nga Komisioni europian. Për këtë kryeministri kërkoi që përfaqësuesit e palëve ta sqaronin këtë pikë paraprakisht. Dhe në fakt cështja e Fierit duket se ridoli në skenë në bisedimet mes dy kryetarëve të grupeve respective parlamentare.
Sipas një njoftimi të qeverisë, kryetar i grupit sociaslist Gramoz Ruci i ka deklaruar kryetarit të grupit demokrat Astrit Patozi se në axhendën e këtij takimi nuk mund të mos përfshihej edhe diskutimi i çështjes së Fierit. “Në këto rrethana – vazhdon deklarata – kryeministri shpreh shpresën dhe vendosmërinë e tij për diskutime në çdo nivel me Partinë Socialiste, për tre ligjet që presin votimin në Parlament, propozimet dhe amendimet e tjera. Këto ligje dhe votimi i tyre – shton më tej zoti Berisha - nuk kanë asnjë lidhje me një çështje lokale, e cila përdoret si pretekst prej tre muajsh, nga kryetari i Partisë Socialiste për bllokimin e votimit të tyre dhe të statusit të vendit kandidat”.
Ka reagur më pas menjëherë përmes Twitter-it kryetari socialist, sipas të cilit “deklarata refuzuese e kryeministrit për takim është shprehje e mungesës totale të vullnetit për të dalë nga situata me dialog e mirëkuptim”. Zoti Rama shprehet se “nëse do votën e opozitës kryeministri duhet të ulet dhe të ballafaqohet me argumentat e opozitës pa vënë kushte prej pengmarresi”, shkruan zoti Rama. Për kryetarin socialist kryeministri “mban peng Fierin dhe refuzon të ballafaqojë argumentat për gjetjen e zgjidhjes, që nesër të thotë: Fajin e ka opozita”. Sipas tij “kryeministri nuk do votat e opozitës, po justifikimin pse s'merr dot statusin”.
Në situatën e krijuar duket se Shqipëria po e vulos më duart e veta mosmarrjen për herë të tretë të statusit të vendit kandidat, kur të paktën e pati një mundësi që ajo të bënte pjesën që i kërkohej deri në këtë fazë të procesit.