Lidhje

Tiranë: Ndizen debatet mbi dekriminalizimin


Parlamenti në Tiranë diskutoi sot sërish me tone të ashpra temën e nxehtë mbi dekriminalizimin e radhëve të veta.

Qeveria dhe opozita kanë paraqitur secila nga një variant projekt-ligji.

Për disa muaj nga fillimi i këtij viti u ngrit me mirëkuptim një komision i përbashkët për të hartuar një projekt-ligj të vetëm.

Qeveria dhe opozita mbrojtën secila variantin e vet të projekt-ligjin për dekriminalizimin.

Ashpërsohet debati i dekriminalizimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

Qeveria i paraqiti parlamentit projekt-ligjin sapo edhe opozita paraqiti projekt-ligjin e saj në komisionin e përbashkët.

Debati nisi nëse dy variantet duhen bashkuar, apo nëse nga komisioni duhet të dalë një variant i vetëm.

Kryeministri Edi Rama tha se komisioni humbi shumë kohë për të hartuar një variant të përbashkët dhe duke bërë propagandë, por qeveria është e vendosur ta çojë deri në fund dekriminalizimin e radhëve të politikës.

Jo më kot varianti i qeverisë, parashikon shumë më tepër lloje krimi se ai i opozitës, që pengojnë një qytetar të kandidojë për deputet, nëse dënohet nga një gjykatë e shkallës së parë.

Qeveria ka përcaktar të paktën 73 vepra penale, kryerja e së cilave bëhet shkas për të mos lejuar ushtrimin e funksioneve publike.

Për atë që janë dënuar për krime të rënda, ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike do të jetë për gjithë jetën.

Nga ana e saj edhe opozita ka paraqitur një projektligj për këtë cështje.

Të dyja palët deklarojnë se janë mbështetur në modelin italian.

Opozita nga ana e saj shprehu shqetësimin se nisma e qeverisë shënoi prishjen e marrëveshjes së dhjetorit për ta bërë dekriminalizimin me mirëkuptim.

Sipas variantit të shumicës “asnjë individ, që është dënuar në gjykatat vendase apo të huaja, nuk do të zgjidhet apo të emërohet në ndonjë funksion publik dhe as të fshehë të kaluarën e tij të errët.

Ligji parashikohet të përfshijë edhe të gjithë ata që tashmë janë zgjedhur, emëruar ose janë duke ushtruar funksione publike.

Por opozita theksoi se qeveria e hartoi me urgjencë variantin e vet për të shmangur disa nene me rëndësi në variantin e saj.

Zhvillimet e reja rreth kësaj çështje nuk bëjnë të qartë nëse palët do të bien dakort për një variant përfundimtar, sepse përfaqësuesit e shumicës deklaruan që projekti i opozitës shkel standartet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

XS
SM
MD
LG