Lidhje

Kryeministri Rama, optimist për mirëkuptim me opozitën


Në Tiranë, kryeministri Rama u shpreh sot optimist për arritjen e mirëkuptimit me opozitën mbi reformën në sistemin e drejtsisë. Ai tha në një konferencë shtypi se reforma në sistemin gjyqësor është një pikë kryesore në marrëdhëniet me Bashkimin Europian. Zoti Rama tha se reformat dhe investimet e huaja do ta përmirësojnë dushëm ekonominë.

Rama konferencë shtypi për fundvitin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se hapja e negociatave me Bashkimin Europian është e afërt dhe lidhet me reformën në sistemin e drejtësisë.

Kryeministri Rama tha se gjithçka që lidhet me marrëdhëniet me Bashkimin Europian lidhet me detyrat që vetë Shqipëria duhet të përbushë në lidhje me reformat, për të cilat është angazhuar.

Zoti Rama i bëri këto komente në një konferencë shtypi, ku renditi rezultatet e punës së qeverisë gjatë këtij viti, ku theksoi rëndësinë që ka reforma në drejyësi.

Por ai tha se kryefjala e vitit të ardhshëm do të jenë investimet vendase dhe të huaja në ekonomi.

Zoti Rama përmendi investimet në kërkimin e naftës dhe gazit, krahas projekteve të njohura në këto sektorë shumë fitimprurës.

Qeveria kërkoi gjatë këtij vitit bashkëpunimin e opozitës për reformën në drejtësi, reformën e pensioneve dhe disa reforma të tjera të mbështjella nga fryma e mosbesimit mes palëve.

Partia Demokratike nga ana e saj nuk beson se këto objektiva do të arrihen dhe nuk ka dhënë mirëkuptimin e saj për çështje të drejtësisë dhe të ekonomisë.

XS
SM
MD
LG