Lidhje

Rama paraqet programin e qeverisë së re


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraqiti sot para parlamentit programin e qeverisë socialiste për katër vitet e ardhshme.

Në qendër të këtij programi ai renditi rritjen ekonomike, kujdes më të madh social për fëmijët dhe të moshuarit, investime në shkolla e spitale dhe bashkëpunim ekonomik më të mirë me vendet fqinje.

Zoti Rama i bëri thirrje opozitës që të bëhej pjesë e disa reformave me rëndësi që lidhen me ekonominë, sistemin gjyqësor, integrimin europian, shkollimin e fëmijëve dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë, imazhin e Shqipërisë në botë.

“Çështjet që na bashkojnë janë më të mëdha se sa ato që na ndajnë”, - iu drejtua ai deputetëve të opozitës, duke kërkuar që kundërshtimet e saj të mos jenë “fluturake e mediatike”, por të jenë konstruktive dhe dobiprurëse për qytetarët.

Kryeministri Rama bëri thirrje që në parlament t'u jepej fund grindjeve të kota e të zhurmshme dhe të gjithë palët të përqëndrohen tek nevojat e qytetarëve.

Në politikën e jashtme ai theksoi si të shkëlqyera marrëdhëniet me SHBA, gadishmërinë për një bashkim doganor me Kosovën dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Greqi.

Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi pas seancës se kjo seanca dhe fjalimi më bosh, që ishte dëgjuar më parë gjatë paraqitjes së programit qeverisës.

“Thelbi u zëvendësua me propagandë të stilit të vjetër. Rama nuk foli për 300 mijë vendet e punës që premtoi dhe për 300 mijë shqiptarët që nisi në emigracion. Rama 2 nuk e njeh dhe nuk mban përgjegjësi për premtimet e Rama 1. Integrimi është stopuar totalisht për shkak të krimeve, që u shtuan gjatë qeverisjes socialiste” - tha zoti Basha.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG