Lidhje

Shqipëria feston Fitër Bajramin


Udhëheqësit fetarë bënë thirrje për të ndihmuar njëri tjetrin në mënyrë që të gjithë së bashku me besimin te Zoti të arrijnë mirëqenie dhe begati

Mijëra besimtarë muslimanë festuan sot Fitër Bajramin, i cili përmbyll sakrificat e Ramazanit gjatë një muaji. Ata përsëri i zhvilluan ceremonialet festive në shëtitoren kryesore të Tiranës, ndërsa aty pranë sapo ka nisur ndërtimi i një xhamie të re.

Mijëra besimtarë muslimanë shqiptarë po festojnë sot në Shqipëri Fitër Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të fesë së tyre. Pas 30 ditë sakrificash të Ramazanit, mijëra besimtarë u falën sot në shëtitoren kryesore të Tiranës, duke uruar paqe, mirësi dhe dashuri midis shqiptarëve.

Fitër Bajrami në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00



Udhëheqësit fetarë uruan festën e Fitër Bajramit, duke bërë thirrje pë të ndihmuar njëri tjetrin në mënyrë që të gjithë së bashku me besimin te Zoti të arrijnë mirëqenien dhe begatinë. Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça, tha se agjërimet, faljet, lutej dhe gjithë sakrificat e Ramazanit kulmojnë sot me nemazin e Bajramit.

Krahas shëtitores kryesore “Dëshmorët e Kombit”, mijëra besimtarë të tjerë kryen faljet dhe ceremonialet e festës në objektet e tyre të kultit të reja e të vjetra, të cilat, edhe pse gjenden në të gjitha lagjet, përsëri nuk mjaftojnë për numrin e madh të besimtarëve muslimanë. Komuniteti Musliman Shqiptar sapo ka nisur ndërtimin e një xhamie të re e të madhe pak metra larg qendrës së Tiranës në një truall të namasgjasë, një pronë fetare e trashëguar brez pas brezi nga qarqet muslimane të vendit.

XS
SM
MD
LG