Lidhje

Rasmussen: NATO-ja do të pakësojë 50 përqind trupat në Kosovë


Rasmussen: NATO-ja do të pakësojë 50 përqind trupat në Kosovë
Rasmussen: NATO-ja do të pakësojë 50 përqind trupat në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha sot se deri vitin e ardhshëm aleanca do të pakësojë në masën 50 përqind trupat e saj në Kosovë.

Zoti Rasmussen tha me anë të një deklaratë se trupat e aleancës në Kosovë do të shkurtohet gradualisht në 5,000 nga 10,000, që NATO-ja ka tani.

Zoti Rasmussen tha se planet për shkurtime rezultuan nga përmirësimi i kushteve të sigurisë në Kosovë.

Në deklaratë thuhej se misioni i Forcës së Sigurisë për të garantuar një mjedis të sigurtë nuk ka ndryshuar dhe se forcat e NATO-s do të jenë në gjendje të dislokohen menjëherë në rast nevoje.

Kosova vazhdon të ketë marrëdhënie të acaruara me Serbinë, e cila nuk njeh pavarësinë e saj.

Mes shqiptarëve dhe pakicës serbe në Kosovë, herë pas here ka pasur incidente dhune.

Në kulmin e konfliktit, NATO-ja kishte rreth 50,000 ushtarë të dislokuar në Kosovë.

XS
SM
MD
LG