Autoritetet vendase e ndërkombëtare në Kosovë po bëjnë përgatitjet për votimet e nesërme në veriun e Mitrovicës, të banuar më shumicë serbe. Votimet në atë zonë do të përsëriten, pasi që ato u dëmtuan nga incidentet e dhunshme të tre nëntorit. Zgjedhjet e sivjetme komunale janë të parat në të cilat janë përfshirë edhe komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, ku pas zgjedhjeve pritet krijimi i bashkësisë së komunave serbe e cila do të gëzojë një shkallë të gjerë autonomie.