Lidhje

Reagime për skandalin e Sarandës


Besa Saraçi avokate pranë Qendrës për Nisma Ligjore e Qytetare thotë se ngjarja e Sarandës trajtohet nga ligji për mbrojtjen nga diskrimimini dhe nga Kodi Penal, i cili parashikon burgim nga 1 deri në 5 vjet.

Denoncimi i skandalit në Sarandë, ku punonjësi i një zyre deputeti të Partisë Socialiste i kërkoi një nëne të ve me 4 fëmijë që kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14 vjece në këmbim të një vendi pune ka tronditur edhe organizatat e shoqërisë civile. Mediat vendore shfaqën regjistrime ku punonjësi i zyrës së deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, i kërkon hapur nënës marrëdhënie seksuale me të miturën.

Skandali i Sarandës
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:25 0:00

Mirela Arqimandriti, drejtuese e Aleancës Gjinore për Zhvillim thotë se ngjarja e Sarandës nuk është një rast i izoluar, por është vetëm maja e ajsbergut të një morie ngjarjesh të tilla. “Kërkohet o para o seks në këmbim të një vendi pune, në këmbim të një të mire materiale në një vend të caktuar dhe kjo është bërë masive. Kjo është masive, kudo kërkohet o para o favore seksuale si në rastin e kësaj zonje. Kjo ishte skandaloze, në fakt, që një zyrë në qytetin e Sarandës, qyteti i Sarëndës është një qytet me potenciale të shumta për t'u punësuar njerëzit e vet, një zyrë partie të merrej me punësimin e njerëzve dhe një person i tillë të priste ankesat e njerëzve” - thotë zonja Arqimandriti.

Nga ana tjetër juristët pohojnë se ligjet kundër ngacmimit seksual janë të plota, por nuk zbatohen. Besa Saraçi avokate pranë Qendrës për Nisma Ligjore e Qytetare thotë se ngjarja e Sarandës trajtohet nga dy ligje; ligji për mbrojtjen nga diskrimimini dhe ng Kodi penal, i cili parashikon burgim nga 1 deri në 5 vjet dhe në bashkëpunim deri në 7 vjet bugim. “Është e drejta e viktimës që t'i drejtojet komisioneres për mbrojtje, por dhe për të kërkuar dëmshpërblim në gjykatë, ndërsa kur bëhet fjalë për vepër penale kjo nuk lidhet fare e marrëdhëniet e punës, por kushdo që ka kryer këtë vepër penale, në momentin që krijon shqetësim seksual për një viktimë, fyer dinjitetin, personalitetin, e denigron atë në kuptimin e plotësimit të kësaj figure të shqetësimit seksual, sigurisht që ka dënim penal” - thotë ajo.

Varfëria ekstreme thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile i shtyn njerëzit në Shqipëri që të pranojnë punë të rënda dhe me paga të ulëta. Njerëzit që komunikojnë me publikun duhen zgjedhur me kujdes, dhe jo të sulmojnë gratë, si zonja në Sarandë me 4 fëmijë jetimë. “Duhet të skedohen të gjitha familjet e varfra në Shqipëri, ato që janë në ekstrem të varfërisë, si në rastin e kësaj zonje, sepse ajo jetonte në ekstrem të varfërisë, kur i ka marrë 3 fëmijët e saj nuk ka nënë them unë që t'i marrë e t'i çojë në jetimore dhe nuk do të jenë të detyruara që të ndjekin një zyrë të caktuar partie për të qarë hallin e tyre, duhet patjeter ta zgjidhin hallin e tyre në zyrat e shtetit”- thotë zonja Arqimandriti.

Ndryshimet e fundit ligjore në Kodin penal kundër ngacmimit seksual u bënë në maj të 2013, dhe qysh atëherë legjislacioni vlerësohet si i mjaftueshëm për parandalim dhe ndëshkim. Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare ka mbrojtur disa dhjetëra gra dhe vajza të dhunuara në familje dhe të diskriminuara në shoqëri dhe ka një përvojë të madhe. “Ne si qendër për nisma qytetare dhe qytetare jemi një qendër me disa avokatë që punojmë për mbrojtjen e viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare, të viktimave të trafikimit, por punojmë edhe për zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi dhe në këto kushte jemi të gatshëm që edhe për rastin konkret të ofrojmë shërbim, për të ndihmuar këtë viktimë të ndodhur në këtë situatë, por dhe të gjitha vajzat dhe gratë e tjera që ndodhen në situata të tilla që për hir të vunerabilitetit dhe nevojës për punë ndeshen me këte lloj veprimi kriminal” - thotë zonja Saraçi.

Nga ana tjetër, zonja Arqimandriti thotë se është e dhimbshme që njerëz si sekretari i zyrës së deputetit socialist për Sarandën vishen me pushtet dhe shkelin çdo moral. Kemi shpresa se qeveria do të marrë masa për të përmirësuar strukturat e shoqërisë shqiptare. “Por nga ky rast ne duhet të nxjerrim shumë mësime: e para për ndryshime ligjore, e dyta për t'i shërbyer njerëzve cdo institucion me përgjegjshmëri të lartë morale mbi të gjitha, dhe e kap apo nuk e kap ligji për momentin këtë person, ai dhe gjithë të tjerët që e kanë vëtë atë apo që janë rreth tij duhet të mbajnë përgjegjësi morale. Ky popull duhet të fillojë të mbajë përgjegjësi morale, sepse moraliteti ka marrë fund në Shqipëri dhe duhet urgjent që të gjithë ne të ndikojmë dhe ngul këmbë duke filluar nga shkolla, që të rrisim përgjegjshmërinë morale të njerëzve”- thotë ajo.

Punonjësi i zyrës së deputetit socialist Agron Cane tashmë është arrestuar, duke sjellë me vete edhe polemika të shumta nga shoqëria dhe partitë politike si edhe një sfidë të re për sistemin e drejtësisë shqiptare.

XS
SM
MD
LG