Lidhje

16 rebelë kurd vriten në Turqinë juglindore


Zyrtarët turq thanë se rebelët e PPK-së aktivizuan dje bomba në anë të rrugës, pranë kufirit me Irakun e Iranin, duke vrarë 5 ushtarë dhe plagosur 7 të tjerë

Trupat turke vranë 16 rebelë kurd në juglindje të Turqisë në përleshjet që pasuan një sulm mbi një autokolonë ushtarake.

Zyrtarët turq thane se rebelët e Partisë Punëtorët e Kurdistanit aktivizuan bomba në anë të rrugës dje, në Hakkari, pranë kufirit me Irakun dhe Iranin, duke vrarë pesë ushtarë dhe plagosur shtatë të tjerë.

Ushtria u përgjigj duke çuar përforcime dhe duke vrarë 16 rebelë.

Zyrtarët fajësojnë Partinë Kurde për një shpërthim me autobombë të hënën në qytetin Gaziantep, pranë Sirisë që vrau nëntë persona. PKK mohon përgjegjësinë për atë sulm.

Më shumë se 40 mijë njerëz, shumica kurd janë vrarë që kur PKK rrëmbeu armët për të kërkuar autonomi në vitin 1984.

XS
SM
MD
LG