Lidhje

Kryqi i Kuq, masa urgjente për virusin Zika


Kryqi i Kuq bëri thirrje urgjente për fonde për të frenuar përhapjen e virusit Zika, i cili mund të infektojë deri në 4 milion njerëz në kontinentin Amerikan gjatë këtij viti.

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Shoqatave të Gjysmëhënës së Kuqe bëri sot thirrje për 2.3 milion dollarë për të mbështetur një reagim rajonal ndaj krizës. Virusi besohet se ka lidhje me mikrocefalinë, një çrregullim neurologjik që i bën foshnjet të lindin me kokë më të vogël se normalisht.

Dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli virusin emergjencë globale të shëndetit publik, me parashikimin se 4 milionë njerëz mund të infektohen brenda këtij viti. Deri në fund të janarit, njëzet e katër vende kishin konfirmuar përhapjen e virusit Zika, për të cilin nuk njihet ndonjë kurë.

XS
SM
MD
LG