Lidhje

Tiranë: Vonesat me reformën zgjedhore


Partia Demokratike e opozitës tha sot se qysh nga mesi i muajit maj ka publikuar platformën e saj të plotë për reformën zgjedhore.

Ajo përmban të gjitha shqetësimet nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet e Shqipërisë dhe që janë të domosdoshme për të zhvilluar në 2017 zgjedhje të lira e të ndershme.

Vonesat me reformen zgjedhore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:51 0:00

Sipas bashkëkryetarit demokrat të komisionit të reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi, dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë një kërkesë e vazhdueshme edhe e institucioneve ndërkombëtare.

Parlamenti zgjati afatin e punës së komisionit të reformës zgjedhore.

Ndërsa presidenti Nishani ka dekretuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme 18 qershorin e ardhshëm.

Socialistët nga ana e tyre, thotë se është opozita që e ka vonuar procesin, ndërkohë që shumica është e përkushtuar për zgjedhje të rregullta.

Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Taulant Balla, tha se në parlament nuk diskutohen platforma partish, por amendamente ligjore dhe PS ka sjellë dy materiale me amendamente, për të cilat opozita ende nuk ka kthyer përgjigje.

Partia Demokratike kërkoi me platformën e saj dënimin e shitblerjes së votës, një mori masash që të shmanget ky lloj i veçantë krimi, duke përfshirë edhe votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Sipas saj, kryeministri Rama bllokoi reformën zgjedhore, sepse opozita kërkoi financimet e fushatave nga paratë e botës së krimit dhe një seri masash të tjera si barazia në media dhe çështje të tjera, që i ngriti si shqetësim OSBE/ODIHR.

Por për socialistët reforma zgjedhore do të përmbushë gjithë kërkesat e OSBE/ODIHR-it dhe sugjerimet e vëzhguesve vendorë, për të mbajtur zgjedhje sipas standarteve.

Partitë kryesore politike ishin marrë vesh më herët që reforma zgjedhore të përmbyllej 6 muaj para datës së zgjedhjeve, në mënyrë që t'u jepej kohë palëve dhe KQZ me përgatitjet. Por edhe këtë herë afatet u tejkaluan dhe marrëveshjet po shtyhen përherë e më tutje.

XS
SM
MD
LG