Lidhje

Zgjatet mandati i komisionit për reformën zgjedhore


Në Shqipëri parlamenti votoi sot me mbështetjen e të të gjithë krahëve, për një mandat të ri tre javor për komisionin e reformës zgjedhore duke i dhënë një mundësi të re përmbylljes së saj

Dy herë të tjera më parë parlamenti e shtyu mandatin e komisionit i cili u mbyll muajin e kaluar, pa i dhënë fund të gjithë ndryshimeve në kodin zgjedhor. Palët duhet tani të gjejnë konsensus për dy momente kyçe të reformës, që lidhen me procedurat e ankimimit dhe rikompozimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Të dyja këto pika konsiderohen nga opozita si tepër të rëndësishme për të garantuar standartet e kërkuara në zgjedhjet e 2013. Shumica nga ana e saj ka dhënë sinjale refuzuese ndaj ndryshimit të anëtarëve të Komisionit qëndror. Realizimi i reformës zgjedhore është një ndër përparësitë kyçe që Brukseli i ka përcaktuar Shqipërisë në mënyrë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat.
XS
SM
MD
LG