Lidhje

Shqipëri, reforma zgjedhore, të vegjlit kundër


Ambasadori i Osbe-së “Mbyllja e reformës një hap i madh”

Në Shqipëri partitë e vogla të të dy krahëve kanë shprehur pakënaqësi të hapur ndaj reformës zgjedhore e cila u përmbyll falë një marrëveshje të arritur dy ditë më parë mes demokratëve dhe socialistëve edhe për disa nga cështjet e mbetur pezull. Partitë e vogla kishin kërkuar përmirësimin e sistemit zgjedhor i cili favorizon dy kampet kryesore politike. Nga ana e tij sot ambasadori i Osbe-së Eugen Wollfarth e konsideroi realizimin e reformës si një hap të madh përpara




Partitë e vogla si të djathta ashtu dhe të majta kanë mbetur të zhgënjyera nga reforma zjedhore e cila në fakt u drejtua dhe u realizua nga dy forcat më të mëdha, demokratët dhe socialistët. Në një deklaratë të bërë sot, nënkryetari republikan Arjan Madhi u shpreh se sipas tij nuk mund të bëhet fjalë për një reformë, por për një paketë ndryshimesh mes dy partive kryesore: "Eshtë cënuar rëndë standarti që do të mund të sillte një reformë të gjithë pranuar. Kjo reformë është bërë në mungesë të plotë të transparencës dhe nuk ka marrë parasysh për t’i dhënë zgjidhje problemeve shumë të rëndësishme kushtetuese dhe të standarteve që kanë të bëjën me administrimin e votës, por vetëm konsideroi monopolin e plotë të dy partive të mëdha në administrimin e procesit zgjedhor".



Edhe partia për Drejtësi Integrim e Unitet në koalicionin e djathtë u shpreh e indinjuar për këtë “pazar” sic e cilësoi marrëveshjen mes demokratëve e socialistë që sipas saj “nuk sjell përmirësim por është bërë për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve”.

Një ditë më parë në emër të aleatëve të majtë të socialistëve kryetari i partisë Demokracia sociale Paskal Milo u shpreh për një” komplot” sipas tij ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zoti Milo nuk ka mbështetur as zgjidhjet e arritura për Komisionin qëndror apo përdorimn e teknologjive, ndërkohë që foli për një zhgënjim prej socialistëve.

Të gjitha partitë e vogla kishin këmbëngulur në përmirësimin e sistemit zgjedhore proporcional rajonal duke propozuar një korrektim në nivel kombëtar në mënyrë që ato të kishin më shumë hapësira përfaqësimi. Socialistët u shprehën disa herë dakort në parim por demokratët nuk e mbështetën.

Nëse në kampin e djathtë pakënaqësitë e të vegjëlve nuk kanë sjellë probleme në koalicion, te e majta duket ndryshe. Prej kohësh ka një acarim mes partive të vogla dhe socialistëve, ndërkohë që me sistemin aktual, celësi i suksesit varet shumë nga madhësia e koalicioneve.

Për reformën zgjedhore u shpreh sot me tone optimiste abasadori i Osbe-së Eugen Wollfarth
Clipp “Eshtë një hap të madh përpara sigurisht që pritet finalizimi i këtij procesi. Le të shpresojmë në një vendimmarrje të mirë në seancën plenare të ditës së enjte. Le të shpresojmë që e gjithë kjo punë të rrisë në përgjithësi besimin në procesin zgjedhor”

Reforma zgjedhore ishte një ndër kërkesat kryesore të Brukselit që vendi duhej të realizonte për të shpresuar në marrjen e statusit vjeshtën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG