Lidhje

Reformimi i drejtësisë, thelbësor për plotësimin e kritereve për në BE


Në takimin e zhvilluar sot me të rinjtë, në Qendrën e Informimit të BE në Shkodër, diplomatja e Ambasadës Britanike në Shqipëri, Hannah Batchelor, tha se pa reformimin e sistemit te drejtësisë Shqipëria nuk mund të jetë në gjendje të përmbushë 12 kriteret e kërkuara nga BE. Diplomatja britanike the se, në fund të fundit, është gjyqësori ai që garanton një standart ndërkombëtar të zgjedhjeve, të drejtat e pronësisë si dhe të drejtat e grave, fëmijëve dhe minoriteteve etnike. Sipas saj, një system gjyqësor i paanshëm, i pavarur dhe profesional, duke përfshirë prokurorët, avokatët, policinë dhe gjyqtarët, përbën thelbin e të gjithë reformave.



Legjislacioni është pjesë përbërëse. Kjo është e vetmja mënyrë për të depolitizuar sistemin e emërimeve të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të hequr imunitetin e të gjithë gjyqtarëve dhe deputetëve, në mënyrë që çdo pretendim për korrupsion të hetohet efektivisht apo të kufizohet e drejta e apelimit, në mënyrë që Gjykata e Lartë të mos mbingarkohet me çështjet. Kjo e fundit është vendimtare. Gjykata e Lartë, aktualisht ka 12500 çështje të mbrapambetura dhe 4 mijë çështje të reja çdo vit.

Pas kësaj, tha diplomatja britanike, nuk është çudi që Gjykatës së Lartë i duhen 3 vjet për të pranuar një çështje dhe më shumë se tre vjet për ta dëgjuar atë. Shumë nga këto raste, shtoi ajo, janë për faturat e pa paguara prej qindra mijra eurosh, të cilat mund dhe duhet të trajtohen nga gjykatat e rretheve dhe, nëse është e nevojshme, nga gjykatat e apelit.

Për fat të keq, në këtë moment, drejtësia në Shqipëri është aq kontradiktore dhe, ajo që është gjithmonë e vleftshme, apelohet në një gjykatë tjetër me shpresën për gjetjen e një përgjigjeje të ndryshme.
Paraja është gjithashtu një faktor në procesin e reformës. Shumë gjykata nuk kanë sallat e përshtatshme dhe, ndonjëherë, gjykatësit duhet të gjykojnë rastet në zyrat e tyre sepse nuk kanë salla.

Diplomatja britanike, duke sjellë në kujtesë procesin gjyqsor të Gërdecit, për të cilin tha se u shty më shumë se 150 herë për shkak të mungesës së avokatëve, veçoi nevojën e ndryshimeve në ligjin për avokatinë, për të lejuar procedimet ligjore për avokatët, por vetëm nëse këto procedime zbatohen rigorozisht dhe në mënyrë të drejtë.

Një sistem i pavarur dhe efektiv i drejtësisë padyshim do të ndihmojë Shqipërinë në qëllimin e saj të anëtarësimit në BE, por, ç’ka është më e rëndësishme, kjo do ta bëjë Shqipërinë një vend më të sigurtë, më të lirë, më të drejtë për të jetuar.
Mos e bëni këtë se themi ne. Bëjeni për veten tuaj!
XS
SM
MD
LG