Lidhje

Reagime pas lirimit të ushtarit amerikan


Gjatë vizitës në Poloni, Presidenti Obama mbrojti marrëveshjen me talebanët për të liruar rreshterin e ushtrisë amerikane Bowe Bergdahl, i cili ishte mbajtur rob për pesë vjet në Afganistan. Ai tha se ka një detyrim “të shenjtë” që të përpiqet të lirojë anëtarë të ushtrisë amerikane. Komentet e Presidentit vijnë pas kritikave të disa ligjvënësve republikanë dhe të disa ushtarakëve, që kanë zbehur gëzimin për lirimin e tij.

Ndërsa qyteti i lindjes i Bowe Bergdahl-it përgatitet për kthimin e tij…

“Të gjithë kemi menduar për të që kur e kapën talebanët dhe i gjithë qyteti jemi me të.”

ka pikëpyetje për çmimin që pagoi Amerika për lirimin e tij – 5 të burgosur talebanë, të rrezikshëm, të cilët u liruan dhe po mbahen në Katar, vetëm me premtimet se nuk do të përbëjnë rrezik.

Duke shkruajtur në faqen në internet, The Daily Beast, një ushtar, i cili shërbeu në të njëjtin batalion me Bergdahl-in, thotë se ish-i burgosuri nuk ishte hero, duke theksuar se “në vend që të shkonte të flinte, ai u largua nga kapanoni në këmbë. Ai dezertoi.”
Në mediat sociale, të tjerë e akuzojnë Bergdahl-in se u largua dhe se për shkak të tij u vranë të paktën 6 ushtarë të tjerë amerikanë.

Në konferencën e përditshme të shtypit, Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, i doli atij në mbrojtje:

“Shtetet e Bashkuara nuk i braktisin ushtarët e vet,” - tha ai.

Duke cituar një deklaratë të gjeneralit Martin Dempsey, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, zoti Carney tha “motoja jonë është që të mos e braktisim kurrë shokun në nevojë.”

“Kështu u shpreh komandanti më i lartë i ushtrisë amerikane,” - tha Carney.

Por edhe kjo përgjigje, nuk ishte e mjaftueshme për t’i ndalur kritikët që të vendosin një peticion në faqen në internet të Shtëpisë së Bardhë, për ta cilësuar Bergdahl-in dezertor.

Zyrtarët e Pentagonit thonë se ushtria nuk zhvilloi hetime lidhur me rrethanat e zhdukjes së tij në qershor të vitit 2009, por kjo ngaqë ata nuk mund të flisnin me të dhe nuk ishte marrë asnjëherë një vendim në publik.

Tani për tani, Bergdahl-i ndodhet në Qendrën Mjekësore Landstuhl në Gjermani, ku ai është në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohet për probleme që lidhen me kequshqyerjen dhe çështje të tjera shëndetësore dhe ku psikologët janë duke e ndihmuar që të përshtatet me gjendjen e tij të re.

Dhe ndërsa ai po merret në pyetje lidhur me periudhën kur ishte i burgosur, zyrtarët thonë se po fokusohen në marrjen e informacioneve të rëndësishme prej tij. Bisedat lidhur me mënyrën se si ai ra në duart e talebanëve, do të lihen për më vonë.
XS
SM
MD
LG