Opozita dhe shumica e re nisën menjëherë dje mospajtimet e para mbi veprimtarinë e parlamentit. Partia Demokratike u mblodh me aleatët dhe deklaroi se shumica nuk ka shpërndarë programin e ri qeverisës dhe se ata kanë nevojë për kohë që ta studiojnë dhe të marrin pjesë në diskutimet parlamentare para se ai të miratohet. Në një takim të kryetarit të parlamentit me kryetarët e grupeve parlamentare u njoftua se kryeministri Edi Rama pritet ta paraqesë programin e qeverisë së tij në seancën e sotme parlamentare dhe mund të miratohet pas diskutimeve.
Opozita tha se socialistët ende nuk u kanë sjellë zyrtarisht një kopje të programit qeverisës dhe se ata kanë nevojë për kohë që të përgatitin diskutimet. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në mbrëmje pas një takimi me drejtuesit e partive aleate se socialistët rikthyen metodat e tyre të vjetra të punës, duke shkelur të drejtat e opozitës, vetëm pak minuta pasi premtuan publikisht nga tribuna e parlamentit se do t'i respektonin ato.

Por për shumicën kjo është një temë e paqenë, e cila po fryhet pa arsye. Përfaqëues të saj u shprehën se Partia Demokratike po e zmadhon qëllimisht debatin për paraqitjen e programit qeverisës për të tërhequr vëmendjen e mediave tek vetja. Petrit Vasili, një nga drejtuesit e LSI-së, tha se programi nuk ka asnjë surprizë; por përfshin po ato angazhime dhe sfida që u përmendën gjatë fushatës zgjedhore mbi papunësinë, ekonominë etj., të cilat tashmë PD i ka studiuar. Zoti Vasili tha se ka mbi dy muaj që qytetarët presin të nisë punën një qeveri që ata e zgjodhën në 23 qershor dhe nuk kanë nevojë për stuhi në gotë.
Kryetari i parlamentit, Ilir Meta, tha në fjalën e tij se parlamenti i ri do të punojë për zhvillimin e vendit dhe integrimin europian. Ai po ashtu u angazhua që të respektojë të drejtat e opozitës në jetën parlamentare. Por opozita demokrate vuri në pikëpyetje transparencën e shumicës së re. Marrëdhëniet pozitë opozitë vështirësohen edhe prej faktit se parlamenti nuk ka ngritur ende asnjë komision parlamentar, ndërsa deputetët sapo janë betuar dhe po presin organizimin e grupeve, komisioneve, dhe miratimin e ministrave të rinj.