Lidhje

Publikohen raportet e vëzhguesve


Në Tiranë, dy koalicionet e vëzhguesve nga shoqëria civile publikuan sot raportet e tyre. Koalicioni për Zgjedhje të Lira me 90 vëzhgues afatgjatë, deklaroi se ndërrimi i vazhdueshëm i komisionerëve po minon seriozisht procesin zgjedhor. Sipas tyre, partitë politike po vonojnë emrat e komisionerëve për qendrat e votimit. 36 komisione zonale shkelën afatin ligjor për të formuar komisionet e qendrave të votimit dhe gjysma e tyre ende nuk e kanë mbyllur procesin. Koalicioni për Zgjedhje të lira njoftoi se partitë politike po pengojnë ngritjen e grupeve të numërimit në 20 komisione zonale. Ky Koalicion shfaqi edhe teknikat e vëzhgimit ditën e zgjedhjeve përmes një qendre me 35 operatorë, që do të marrin raportime me telefona dhe mesazhe nga i gjithë vendi.

Ndërsa Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë theksoi në raportin e vet se edhe në këtë fushatë mungoi vullneti i partive politike për dialog dhe bashkëpunim. Kjo u duk nga dështimet me dekriminalizimin e politikës deri tek akuzat e ndërsjellta, fyerjet e denigrimet e rivalëve. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendime që tejkalojnë kufijtë e saj, duke shkelur edhe parimin e paracaktimit të pafajsisë. Gjatë fushatës nuk kanë munguar incidentet, por partitë nuk distancohen prej tyre, por i justifikojnë protagonistët e tyre.

Po ashtu pretendimet për blerje votash janë gjithë kohës të pranishme. Në shumicën e rasteve përpjekjet për blerja vote kryhen përmes shpërndarjes së ushqimeve për familjet e varfëra.

XS
SM
MD
LG