Lidhje

Fjalimi i përjavshëm i republikanëve


Senatori John Barrasso tha se reforma shëndetësore e Presidentit Obama nuk do të ulë koston për kujdesin shëndetësor në Amerikë

Senatori republikan John Barrasso mbajti sot fjalimin e përjavshëm të republikanëve, ku tha se reforma shëndetësore e Presidentit Obama nuk do të ulë koston për kujdesin shëndetësor në Amerikë.

Senatori Barrasso, i cili është me profesion mjek, tha sot se ligji i ri i kujdesit shëndetësor përbën një taksë të re, që i jep mundësi Agjencisë për Grumbullimin e të Ardhurave të marrë në punë punonjës të rinj, të cilët t’i detyrojnë amerikanë të blejnë sigurime shëndetësore. Ai tha se ligji i ri nuk zgjidh problemin e mungesës së infermierëve dhe mjekëve.

Senatori i cilësoi planin e presidentit si “jofunksional, i papërballueshëm nga kostoja dhe jopopullor”. Ai tha se republikanët në Kongres do të luftojnë për të hedhur poshtë ligjin e dështuar të Presidentit për kujdesin shëndetësor.
XS
SM
MD
LG