Një rreshter i ushtrisë amerikane që masakroi 16 civilë afganë vitin e kaluar është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi apelimi.
Një juri me gjashtë anëtarë në një bazë ushtarake në shtetin e Uashingtonit e dha dënimin dje kundër rreshterit Robert Bales pasi diskutoi për më pak se dy orësh.
40 vjeçari Bales po kryente turin e katërt të shërbimit kur ndërmori sulmin një natë marsi në vitin 2012, në dy fshatra të Kandaharit, ku hapi zjarr ndaj banorëve vendas. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, përfshirë 11 anëtarë të një familjeje.
Ai pranoi fajësinë në qershor, në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.