Lidhje

Restaurohen në Shkodër objekte historike në prag të 100 vjetorit të pavarësisë


Në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë, në Shkodër po restaurohen një numër objektesh me rëndësi historike për kombin shqiptar. Kështu, po vazhdon puna për restaurimin e plotë të kompleksit historik në qendër të qytetit, ndërkohë që përgatitet të fillojë restaurimi i shtepisë së Pashko Vasës si dhe shtëpisë ku zhvilloi veprimtarinë e tij "Komiteti kombëtar për mbrojtjen e Kosovës". Po ndërkohë, në Shkoder, gjatë 20 viteve të fundit, një numër objektesh me rëndësi historike dhe kulturore, sic është shtëpia e Luigj Gurakuqit apo ajo e Hilë Mosit, janë shkatërruar përfundimisht.

XS
SM
MD
LG