Lidhje

Administrata Trump: Fëmijët nën 5 vjeç të ndarë nga prindërit, janë bashkuar


Administrata e Presidentit Trump njoftoi se të gjithë ata fëmijë nën moshën pesë vjeç që u ndanë nga prindërit e tyre për shkak të politikës “tolerancë zero” ndaj imigracionit të paligjshëm, janë ribashkuar me nënat apo baballarët e tyre. Bëhet fjalë vetëm për ata fëmijë që janë konsideruar të ligjshëm të përfitojnë nga urdhri i gjykatës, për ribashkim me prindërit.

Nga 103 fëmijë të kësaj moshe të sjellë në SHBA të rrugë të paligjshme në muajt maj e qershor, 57 janë ribashkuar me prindërit e tyre.

Administrata e Presidentit Trump e kaloi afatin për të ribashkuar familjet me fëmijë të vegjël, që ishte e marta e kësaj jave, për shkak të kohës që i duhej për të përcaktuar se bashkimi nuk do të rrezikonte fëmijët.

46 fëmijë të tjerë, për të cilët ribashkimi u vlerësua i papërshtatshëm për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së tyre, do të mbeten nën kujdesin shërbimeve shëndetësore amerikane.

Administrata po përballet dhe me një tjetër afat më sfidues të caktuar nga gjykata që kërkon ribashkimin me prindërit e tyre të rreth 2 mijë fëmijëve më të rritur deri më 26 korrik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG