Lidhje

Nis shqyrtimi i projekt-rezolutës për Çamërinë


Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se projekt-rezoluta kërkon të vihet në vend një padrejtësi historike.

Parlamenti në Tiranë nisi sot shqyrtimin e një projekt-rezolutë për çështjen çame. Komisioni parlamentar i politikës së jashtme disktutoi mbi kërkesat e paraqitura në emër të komunitetit çam për të kthyer disa të drejta historike të tyre, mbi prona dhe dinjitetin e tyre njerëzor, si dhe për të riaktivizuar traktatin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, pas heqjes nga Atthina të ligjit të ligjit të luftës.

Me miratimin e kësaj projekt-rezolute Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka kushtëzuar edhe koalicionet parazgjedhore me partitë e mëdha. Komisioni parlamentar i politikës së jashtme diskutoi sot për herë të parë një projekt-rezolutë për çështjen çame, duke shënuar edhe një përparim të rëndësishëm drejt miratimit të saj. Dy prej antarëve të komisnit, deputeti demokrat Fatbardh Kadilli dhe deputeti socialist Qemal Minxhozi janë relatues për projekt-rezolutën e paraqitur nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.



Deputeti Minxhozi shprehu disa rezerva vetëm për formën se si janë paraqitur kërkesat dhe kërkoi që të vijë i ristrukturuar teksit, ndërsa deputeti Kadilli tha se projekt-rezoluta ka shumë koncepte të të drejtës ndërkombëtare dhe kërkoi më shumë kohë për ta studiuar dhe për të hartuar një tekst më të qartë. Edhe deputetja socialiste Arta Dade tha se koha ka qenë e pamjaftueshme dhe se projekt-rezoluta duhet studiuar dhe thjeshtuar.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se projekt-rezoluta kërkon të vihet në vend një padrejtësi historike dhe synon një fqinjësi sa më të mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë duke kërkuar heqjen e Ligjit të Luftës dhe ri-aktivizimin e Traktatit të Miqësisë. Ai tha se edhe më parë parlamenti ka miratuar rezoluta si për Kosovën dhe për dënimin e krimeve të komunizmit, dhe se ishin ta gatshëm për të riformuluar gjatë fundjavës textin e projekt-rezolutës për Çamërinë.

Mbledhja tjetër u la për të martën, së bashku me korigjimet dhe shkurtimet juridike.
Përveç ndjeshmërisë dhe peshës që ka në opionionin publik shqiptar, çështja çame ka fituar edhe një rëndësi politike për fushatën zgjedhore që po afron. PDIU ka deklaruar se nga votimi apo mosvotimi i kësaj rezolute, do të kushtëzohet bashkimi i kësaj partie në koalicionet parazgjedhore për fushatën e 23 qeshorit.
XS
SM
MD
LG