Lidhje

SHBA, skadon afati për ribashkimin e familjeve imigrante


Në Shtetet e Bashkuara ka skaduar afati që zyrtarët të bashkojnë të gjithë fëmijët që ishin ndarë nga prindërit, pasi kishin hyrë në vend.

Zyrtarët thanë se prisnin të bashkonin të gjithë fëmijët që i plotësonin kushtet që ishin ndarë nga prindërit, pasi hynë në ilegalisht në vend, para orës 3 të mëngjesit që ishte caktuar nga gjykata. Nuk është ende e qartë nëse ky Bashkim është realizuar.

Departamenti i Drejtësisë shprehej në një document që e depozitoi në një gjykatë në San Diego të enjten pasdite se mbi 1 mijë e 400 fëmijë 5 vjeç e lart ishin bashkuar deri tani. 378 të tjerë iu dorëzuan personave që mund të kujdesen siç duhet për ta.

Megjithatë 700 fëmijë vazhdojnë të jenë nën kujdestarinë e qeverisë dhe fati i tyre është i paqartë.

Shumë nga prindërit e tyre janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, duke I lënë fëmijët në një situatë që një organizatë për mbrojtjen e imigrantëve e quan “vrimë të zezë”.

Në disa raste, juristët e qeverisë kanë thënë se prindërit janë kriminelë ose të papërshtatshëm për t’u kujdesur për fëmijët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG