Lidhje

50-vjetori i të drejtës së votimit


Pesëdhjetë vjet më parë, ligjvënësit amerikanë miratuan dhe presidenti Lyndon Johnson nënshkroi ligjin për të Drejtën e Votës. Ligji i ri i dha fund diskriminimit racial në votim, duke u dhënë miliona afrikano-amerikanëve, në shumë pjesë jugore të Shteteve të Bashkuara, mbrojtje federale për të ushtruar të drejtën e tyre për votim. Ligji ishte një moment historik në lëvizjen amerikane për të drejtat civile. Ligji pasoi vite protesta, trazira civile dhe gjakderdhje. Disa udhëheqës të të drejtave civile ishin në vijën e frontit për të drejtën e votës.


Kujtimet mbi kërkesat për të drejtat e votimit janë ende të gjalla për nismëtarin e drejtave civile CT Vivian.


"Ne u vramë për të drejtën për të votuar, sepse ata dëshironin të na mbanin të shtypur."


Pavarësisht nga rreziqet, Vivian dhe të tjerët ishin në mision për t’i bërë zezakët të regjistroheshin dhe votonin në Selma, Alabama.


"Nuk mund të ndalosh askënd në Shtetet e Bashkuara për të votuar."


Për javë të tëra, Vivian udhëhoqi dhjetra afrikano-amerikanë në gjykatën në Selma, në një fushatë të njohur si aksion pa dhunë të drejtpërdrejtë.


"Deri sa vërtet të kishe votën, dhe të tregoje se e meriton, kjo ishte më kuptimplotja. Sepse Gjykata e Rrethit nuk i përket sherif Clarkut, por popullit të komunës Dallas."


Vivian iu kthye sherifit Jim Clark, një racist i njohur, i cili kishte zbatuar ligjet lokale që u mohonin zezakëve të drejtën e votimit


"Kur sherifi më ktheu shpinën dhe filloi të largohej, unë i thashë; ‘ju mund të më tregoni kurrizin mua, por jo drejtësisë’. Ai u kthye dhe vendosi të bëjë atë që dinte të bënte, të godasë njerëz, dhe më goditi në fytyrë.”


"Ne lejojmë të na rrahin për demokracinë dhe ju keqpërdorni demokracinë në rrugë."


Një pikë kthese erdhi në mars 1965. Një protestë paqësore për drejtat e votimit në Selma u kthye e dhunshme kur policia e shtetit Alabama sulmoi demonstruesit e paarmatosur; ajo ditë njihet si "e diela e përgjakshme." John Lewis, tani ligjvënës, udhëhoqi marshimin.

"Ata na dolën përpara, na rrahën me shkopinj gome, na shkelën me kuaj, hodhën gaz lotsjellës. Unë u godita në kokë nga një polic i shtetit me një shkop gome. Më goditi rëndë, mendova se pashë vdekjen."

Imazhet e sulmit shkaktuan një protestë kombëtare.

"Disa ditë pas konfrontimit të dhunshëm demonstruesit morën miratimin e gjykatës për të marshuar përsëri nga Selma në Montgomery."

"Martin Luther King erdhi për të më vizituar në dhomën e spitalit dhe tha: ‘Mos u shqetëso, do të shkojmë nga Selma në Montgomery dhe akti i drejtës së votimit do të miratohet’".

King udhëhoqi dhjetëra mijëra marshues në kryeqytetin e Alabamës në mbështetje për të drejtën e votimit.

"Unë e di që ju po e kërkoni këtë të drejtë. Sa kohë do të marrë? Jo shumë kohë."

Në vetëm disa muaj, Kongresi e miratoi dhe Presidenti Lyndon Johnson nënshkroi Aktin e të Drejtës së votimit në ligj më 6 gusht 1965, duke u dhënë zezakëve të drejtën për të votuar.

Deri në fund të vitit 1965 kishte 250 mijë votues të rinj zezakë të regjistruar. Këta nismëtarë të të drejtave civile thonë se janë të kënaqur që sakrificat e bëra për më shumë se pesë dekada dhanë rezultat, duke e bërë e Amerikën një komb më të mirë.

XS
SM
MD
LG