Lidhje

Rikthehet pjesërisht rryma elektrike në Fukushima


Rikthehet pjesërisht rryma elektrike në Fukushima
Rikthehet pjesërisht rryma elektrike në Fukushima

Kompania e Energjisë Elektrike të Tokios, e cila operon centralin e Fukushimës, njoftoi se është kthyer pjesërisht rryma elektrike në njërin prej rekatorëve të dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

TEPCO njoftoi gjithashtu se punonjësit rilidhën sot linjat e rrymës elektrike në të gjashtë reaktorët e kompleksit, një hap i rëndësishëm ky për rivënien në funksionim të sisteme ftohëse, që parandalojnë nxehjen e shufrave bërthamore, të cilat si pasojë çlirojnë reze radioaktive.

Po sot, Japonia dha urdhër për shtimin e inspektimeve në ujin e detit pasi u vunë re nivele të larta radioaktiviteti në ujërat e Oqeanit Paqësor afër cetralit bërthamor të Fukushimës i dëmtuar nga cunami.

Qeveria japoneze tha sot se niveli i jodit radioaktiv ishte të paktën 80 herë më i lartë se sa niveli normal, por zyrtarët thanë se radioaktiviteti i lartë nuk përbën rrezik për shëndetin e njerzve edhe nëse prodhimet e detit konsumohen për një vit. Ekspertët kanë vënë re se industria e peshkimit është dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe cunami.

XS
SM
MD
LG