Lidhje

SHBA: Rimëkëmbja ekonomike, e ngadaltë dhe e pabalancuar


Një vështrim tek disa sektorë të rëndësishëm të industrisë nxjerr në pah se rimëkëmbja ekonomike ka qenë sporadike dhe se rritja duket se po ngadalësohet. Në materialin në vazhdim ju sjellim mendimet e disa ekspertëve për përpjekjet e mëtejshme.

Ekonomistët thonë se 70 për qind e transportit të mallrave në Shtetet e Bashkuara bëhet nga kamionët.

Shoqata Amerikane e Kamionëve thotë se transporti i mallrave është një nga treguesit e gjendjes së ekonomisë pasi prodhuesit duhet të transportojnë materialet bazë, pjesët e këmbimit në fabrika, si dhe mallrat e import-eksportit dhe artikujt që duhet të shiten në dyqane.

Bob Costello është kryeekoniomisti i shoqatës.

“Ne në fakt jemi një tregues shumë i saktë ekonomik. Prandaj nëse sasia e mallrave fillon të bjerë, ne nervozohemi. Nëse rritet, ne jemi të kënaqur”.

Pesha e mallrave të transportit po rritet për momentin por ritmi i rritjes po ngadalësohet.

“Kjo tregon se ekonomia nuk po zhytet në një recesion tjetër. Do të vazhdojmë një rimëkëmbje e ngadaltë”.

Shenja të tjera të rritjes ekonomike vijnë nga vëllimi i transportit ajror. Të dhënat më të fundit tregojnë se kërkesat për transport ajror ranë mbi 3 për qind në shkallë globale në korrik. Perry Flint flet në emër të Shoqatës së Transportit Ajror.

“Kur shikon rënien e transportit ajror, mund të jetë tregues i rëndësishëm i ngadalësimit”.

Megjithatë i njëjti raport tregon se trafiku i pasagjerëve u rrit gjatë të njëjtës periudhë.

Kjo mund të jetë arsyeja që zyrtari i lartë i Hoteleve Cambria Suites, Michael Murphy thotë se biznesi është forcuar.

“Po shohim nivelin më të lartë të kërkesës në historinë e industrisë së hoteleve. Më shumë njerëz po udhëtojnë tani dhe kjo është e vërtetë për të gjitha llojet e udhëtimit”.

Treguesit kontradiktorë janë një nga arsyet që parashikimi i së ardhmes ekonomike është një detyrë e ndërlikuar. Për shembull, ekspertët e qeverisë thanë në fillim se ekonomia amerikane u zgjerua me një ritëm 1.5 për qind gjatë prillit, majit dhe qershorit. Më pas, ata e rishikuan këtë shifër pas disa informacioneve të reja, që tregonin se rritja kishte pasur një ritëm prej 1.7 për qind.

Përpjekjet për të gjetur zgjidhje për rimëkëmbjen ekonomike është diçka edhe më e vështirë.
XS
SM
MD
LG