Është e vështirë të thuash se kur fillon aktualisht gara për në Shtëpinë e Bardhë, por procesi i zgjedhjes së një kandidati presidencial amerikan është i gjatë.
Presidenti Barack Obama, i Partisë Demokrate, do të do të jetë pa pretendentë nga radhët e partisë së tij. Partia Republikane është e angazhuar aktualisht në procesin për të përcaktuar kandidatin e saj për ta sfiduar atë në zgjedhjet e përgjithshme.
Gara republikane filloi me të paktën nëntë kandidatë, të cilët kanë parë rritje dhe rënie të popullaritetit të tyre. Aktualisht janë katër kandidatë që konkurrojnë për emërimin e partisë.
Procesi i emërimit zyrtar nisi me votimin në shtetin Ajova (Iowa) më 3 janar, e ndjekur nga gara në Nju Hampshër më 10 janar.
Lexo më shumë...