Lidhje

Ndahet nga jeta albanologu i njohur kanadez Robert Elsie


Robert Elsie
Robert Elsie

Albanologu kanadez Robert Elsie, ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare.

Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër të Kanadasë. Ai studioi në Universitetin "British Columbia" për filologjinë klasike dhe gjuhësi dhe u diplomua në vitin1972.

Ndahet nga jeta albanologu Robert Elsie
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:49 0:00

Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor, pastaj në "Ecole Pratique des Hautes Etudes" në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit, ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi të krahasuar dhe keltologji më 1978.

Ai ka marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për vite me radhë. Pasi mësoi gjuhën shqipe dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë. Robert Elsie ishte autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të shumtë, kryesisht në fushën e albanologjisë.

Robert Elsie ishte anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se me vdekjen e Robert Elsiet, "u shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike. Robert Elsie ka lënë një trashëgimi të pasur si historian i letërsisë. Ai, me shumë studime dhe libra, e afirmoi kulturën dhe letërsinë shqipe në përmasa botërore".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG