Lidhje

Vlahutin: Edhe diplomatët do të vëzhgojnë zgjedhjet


Drejtuesja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadore Romana Vllahutin, deklaroi sot se zgjedhjet vendore të kësaj të diele do të vëzhgohen gjerësisht nga vëzhguesit zyrtarë, nga vëzhgues vendas dhe nga vëzhgues të trupit diplomatik.

Vlahudin: Edhe diplomatët do të vëzhgojnë zgjedhjet
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:55 0:00

Por ajo theksoi se më e rëndësishmja është se çfarë do të bëjnë qytetarët shqiptarë; ata duhet të marrin pjesë në demokraci, sepse ata nuk janë objekti i spekullantëve, por janë subjekti i zgjedhjeve.

“Përfaqësues të trupit diplomatik do të marrin pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve, janë rreth 100 vetë, antarë të ambasadave të ndryshme” - tha zonja Vlahutin.

Ata do të koordinojnë lëvizjet nëpër një terren të gjerë me vëzhguesit e ODIHR-it, me organizata të tjera ndërkombëtare dhe me ekipin diplomatik gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor.

“Ne u kemi bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë kujdes dhe të mbeten të angazhuar, dhe të refuzojnë cfarëdo rryshfeti dhe presioni që mund t'u bëhet. Vota juaj është e fshehtë, ajo është liria juaj dhe askush nuk mund ta marrë atë” - tha zonja Vlahutin.

Ajo shtoi se duhen monitoruar edhe premtimet e kandidatëve, sepse pas pak kohe ata duhet të japin llogari për premtimet. “Dita e zgjedhjeve është një mundësi që qytetarët të përmirësojnë demokracinë dhe përmes sa të përmirësojnë jetesën e tyre të përditshme” - theksoi ambasadorja e BE-së.

Diplomatët perëndimorë po komentojnë me shqetësim këto ditë mbi rrezikun e blerjes së votave me shpërblime të ndryshme. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e presioneve dhe të ushtrojnë të sigurtë të drejtën e tyre demokratike.

XS
SM
MD
LG