Lidhje

Rumani, përpjekje për shkarkimin e presidentit


Përpjekja bëhet nga një koalicion ligjvënësish, si pjesë e betejës politike që presidenti Traian Basescu ka me kryeministrin e vendit

Një koalicion ligjvënësish rumunë po përpiqen që të shkarkojnë presidentin Traian Basescu si pjesë e betejës politike që ky i fundit ka me kryeministrin e vendit.

Vendimi i koalicionit është lëvizja më e fundit në një muaj të gjatë sulmesh politike të ndërrmara nga kryeministri Victor Ponta kundër presidentit Basescu.

Ligjvënësit përfaqësues të koalicionit trepartiak Bashkimi Social, ku hyn edhe partia e kryeministrit Social Demokrate, mund të votojnë një mocion për ta shkarkuar presidentin ndoshta që nga dita e nesërme.

Disa analistë thonë se përpjekja për të hequr presidentin Basescu është e paligjshme. Mbështetësit e tij thonë se lëvizja është një sulm ndaj demokracisë në Rumani dhe ata po bëjnë thirrje për dorëheqjn e kryeministrit.

Presidenti është akuzuar për tejkalim të pushtetit të tij dhe shkelje të kushtetutës së vendit.

XS
SM
MD
LG